Sunday, December 19, 2010

14 vjeç prindër

14 vjeç prindër
Një çift 14-vjeçarësh janë bërë prindërit më të rinj në moshë në Britaninë e Madhe.
April Webster dhe Nathan Fishbourne janë dy fëmijë të cilët përveç detyrave në shkollë do të kenë edhe një përgjegjësi tjetër: rritjen e fëmijës të cilin “e zunë” kur ishin 13 vjeç.

April, vajza nga Uellsi u shpreh: “Do të jem një nënë e shkëlqyer.”

Për momentin, fëmija 1-muajsh po jeton me April dhe prindërit e saj.

“Do doja që ta kisha për fundjavë fëmijën tim. Pesë ditët e tjera mund të rrijë me April”, u shpreh Nathan, babai 14-vjeçar.

Përsa i përket marrëdhënies me April, djali u shpreh se “është akoma herët për të menduar për të ardhmen”.

Nëna më e re në Britani është Tressa Middleton, e cila mbeti shtatzanë në moshën 11-vjeçare dhe lindi kur ishte 12 vjeç e 8 muaj.

No comments:

Post a Comment