Monday, December 13, 2010

Dëbora zbardh vendin

Gjate natës së kaluar dhe mëngjesin e sotëm reshjet e dëbores kanë mbuluar një pjesë të madhe të zonave malore por edhe në zonat e ulëta.
Dëbora zbardh vendinReshje ka patur në veri të vendit, ne zonen malore te Shkodres e Malesise se Madhe, ne Puke, Kukes, Has dhe ne zonat 600 metra mbi nivelin e detit. Debora ka mbuluar qarkun e Dibres duke krijuar veshtiresi ne levizjen e mjeteve ne akset Bulqize-Tirane dhe Bulqize-Peshkopi.

Nderkohe qe edhe shume rruge rurale kane probleme per shkak te sasise se madhe te debores te rene gjate nates. Veshtiresi jane krijuar per levizjen e mjeteve edhe ne Peshkopi. Shume drejtues mjetesh e kane patur te pamundur te kalojne ne rruge per shkak te akullit dhe debores.

Trashesia e debores ne Peshkopi dhe zonat perreth shkon deri ne 30 cventimetra. Policia ka lajmeruar drejtuesit e mjeteve qe te levizin vetem me zinxhire. Ne qarkun e Kukesit debora ka bllokuar disa fshatra te thella ndersa trashesia e debores ne qytet eshte rreth 30 centimetra. Ne oret e par ate dites rezultuan te bllokuara rruget Kukes-Peshkopi, Kukes-Shishtavec, Kukes-Qaf-Mali-Fusharres, Bajram Curri-Qaf-Mali, Krume-Bajram-Curri.

Ndersa ne segmentin e autostrades nga Lugina e Fanit deri ne morine ndonese trashesia e debore ka qene e madhe rruga nuk eshte bllokuar per levizjen e mjeteve. Te bllokuara jane fshatrat Zapod, Shishtavec, Kalis, Malzi, Arren Çaj, Lusen, Tej Drine, Gabrric, Tershen, Malqene, Nimçe, Breki ne rrethin e Kukesit.

Ndersa ne rrethin e Hasit jane te bllokuar fshatrat Muje, Kishaj, Zqeq, Golaj, Gjinaj,Helshan. Ne rrethin e Tropojes jane te bllokuara komunat Lekbibaj dhe Margegaj. Rreshje debore ka patur edhe ne juglindje te vendit, ne Korce Pogradec dhe Erseke. Debora ka shkaktuar probleme ne Qafe Plloce dhe Qafe Thane si dhe ne Gryken e Dragostunjes.

Megjithate levizja e mjeteve vijon. Disa rruge rurale ne Korce, Kolonje e Pogradec kalohen me veshtiresi per shkak te sasise se madhe te debores qe ka rene brenda pak oreve.

No comments:

Post a Comment