Monday, December 13, 2010

Formula 1 'vjen' ne Lezhe

Formula 1 'vjen' ne Lezhe
Fredi Gjini eshte me i vogli i vellezerve, gjithashtu me i ndrojturi dhe sic tregon vepra qe ka bere eshte dhe me virtuozi i punimit te gurit. “Fillimisht nje muaj nuk i tregova askujt cfare po punoja. Nuk i besoja as vetes se mund ta realizoja”, thote ai. Pune te tjera po behen ne punishten e vellezerve Gjini, por Aleksi dhe Fredi jane shume krenare per porosine qe nuk u ble kurre sa nuk pranojne me as ta shesin, pasi te punosh me gurin nuk eshte gje e lehte.
Por si kane arritur keta gurgdhendes nga Lezha te ndertojne nje model me permasa reale te nje makine garash dhe me saktesisht te nje McLaren Mercedes? Ata thone se fillimisht guri ka qene rreth 14 ton. Mirepo ndoshta mjaftonte foto per te bere makinen, por per te vendosur stampen duheshin zhvillime nderkombetare. “Fillimisht e nisa Ferrari por me pas e ktheva Mercedes”, shton nje prej vellezerve. Skultpor apo jo, kjo makine garash e Formula 1, nuk ka nevoje per shume matje per te kuptuar bukurine e vet si veper arti.

No comments:

Post a Comment