Mimi Rosenthal, 101 vjec,buzeqesh nderkohe qe Michelle Gallo-Kohlas ben tek krahu i saj tatuazh nje luledielli, ajo ndodhet tek Requiem Body Art ne Spring hill, e shtune. Kur Rosenthal ishte 99 vjec beri tatuazhin e pare tek njera nyje e kembes, e cila ishte nje flutur “itty-bitty”.
Ne nje vend kodrinor pranveror —Mimi Rosenthal,101 vjec, sa hyri ne dhome hodhi matane Winnie Walkerin e saj, dhe u ul tek kolltuku i zi prej lekure. Ajo donte te ndihej rehat nderkohe qe bente tatuazhin e saj te trete.
“ Tani te gjejme dicka per te bere tek kemba juaj,” tha specialistja e tatuazheve Michelle Gallo-Kohlas, para shume kohesh nje mik i familjes mori persiper te lyente me boje krahun e Rosenthal.
Te shtunen pasdite u degjuan tek holli disa zera vajzash adoleshente, zera te cilat vinin nga salla e pritjes te Requiem Body Art, nje dyqan per pirsing dhe tatuazhe.
“ Ajo eshte duke bere tatuazh?”
“ Me gjithe mend e keni?”
“ Kjo eshte e hatashme!”
Rosenthal mendon se per njerezit qe kane lindur ne qytetin e vogel te Kansas ne vitin 1909 jeta e tyre ka qene si nje aventure.
Ajo ka studiuar per gazetari ne Nebraska dhe per reklama ne New York. Ajo ishte martuar me nje burre i cili ka 50 vjet qe ka vdekur. Ajo ka dy vajza, tre niper dhe mbesa dhe kater sternipa.
Pjesen me te madhe te jetes se saj e kaloi duke jetuar dhe punuar ne Long Ailand, e cila duket qarte nga theksi qe ajo ka. Duke qene se ajo punonte ne nje agjensi udhetimesh i ishte dhene mundesia te shikonte gjithe boten si –Portugaline, Afriken e Jugut, Indine dhe Kinen.
Kur ishte 85 vjec, Rosenthal u diagnostikua me kancer ne gji. Me ndihmen e kimioterapise ajo mundi ta mposhte semundjen. Tani ajo jeton me vajzen e saj ne plazhin e Surfside, ne S.C, South Caroline (Karoline e Jugut). Ajo tani e kalon kohen duke lexuar New York Times ne internet, duke komunikuar ne facebook me miqte dhe duke mare pjese ne disa prej grupeve te librave. Me mencurine qe e karakterizon ajo ka zgjedhur artin e trupit.
Nje gazetar e pyeti “ Ju thate qe miqte ju therrasin Zonja Tatuazhe, apo jo?
“ Po beja shaka” ,- u pergjigj, dhe fytyra e saj u zbeh.
Ne moshen 99 vjecare, Rosenthal vendosi te beje tatuazhin e pare, e cila ishte nje flutur blu e vockel qe kishte afersisht madhesine e nje monedhe dhjetecenteshe.
Gallo-Kohlas kujton momentin kur Rosenthal shikon tatuazhin e perfunduar dhe fillon te ankohet per tatuazhin qe eshte shume i vogel.
Kur ishte 100 vjec, Rosenthal u perpoq perseri, por kete here donte nje tatuazh me te madh tek kemba tjeter.
Me mire ishin permasat e lules se argjendte, por ishte e nevojshme qe ajo te ngrinte kemben e pantallonave qe ti’a tregonte te tjereve per tu mburrur. Heren tjeter, ajo vendosi te bente nje tatuazh ne krah.
Meredith Herrmann, 34 vjece, shikon tatuazhet e gjyshes se saj dhe buzeqesh me ironi. Ajo rikujton se si ka reaguar familja e saj kur beri tatuazhin e saj te pare kur ishte 17 vjec.
“ Ne jemi cifut,” -tha ajo. “ Mendova se do te me vrisnin.”
Dhe cfare beri Rosenthal?
“ Ne fillim nuk ishte dakord,” tha Herrmann. “ Ky eshte nje hendek i brezave.
Pse ndryshoi mendje Rosenthal?
Pse nje tatuazh? Pse tani?
“ Pse jo?” –tha Rosenthal.
Nese ishte ideja e saj apo ia kishin sugjeruar pjesetaret e familjes, kjo mund te diskutohet.
Rosenthal pelqen shume qe njerezit te thone qe ajo eshte 101 vjece dhe ka nje tatuazh.
Njerezit thone qe Rosenthal deshiron te jete ne qender te vemendjes.
Te shtunen, Gallo-Kohlas kete here punoi ngadale dhe me shume kujdes tek krahu i majte i Rosenthal.
Ajo kishte zgjedhur per te bere tatuazh nje luledielli te verdhe.
“ Lekura e saj eshte shume delikate,” –tha Gallo-Kohlas. “ Eshte si nje territor i paeksploruar.”
Zgjati me gjate sec ishte parashikuar, por Rosenthal mbeti e kenaqur me rezultatin.
“ Eshte i kendshem,” the ajo me buzen vesh me vesh.
Do te kete njehere tjeter?
“ Heren tjeter do ta bej ne prapanice,” tha Rosenthal, duke bere shaka perseri.
No comments:
Post a Comment