Tuesday, November 30, 2010

Unikkatil - Viktor Palokaj - Biografi

Viktor Palokaj (Rebel aka Unikkatil) lindi në një familje me traditë, ai është nipi i Gjon Palokes d.m.th udhëheqësit të ballit kombëtarë.

Viktor PalokajNjeriu i cili nuk ua dha tokat e stërgjysheve skllavërve, Armiku deshi ta dënoje me vdekje, por nuk arriti.

Shkollën fillore e kreu në Prishtinë, pastaj u regjistrua në Gjimnazin "Sami Frasheri". Në fillim ishte një nxënës i sjellshëm, por më vone u be problematik dhe u perjashtua nga shkolla 3 here, por përsëri nuk pushoi sepse zemrën e tij ja morri rruga dhe Hip-Hopi. Muzikën rep e filloi 12 vjeç mirpo nuk vazhdoi sepse në atë kohe repi për të ishte shumë i thjeshte sepse ai kendonte rep të vertetë.

Ne vitin 1992, Unikkatili inqizoi këngët e tij të para “Demokraci” dhe “Ta zdhukim Policin” dhe në vitin 1993, ai inqizoi këngën e parë profesionale me titull "zingjiret qe s’kputen”. Pas disa vitesh saktësisht në vitin 1995 Viktori përjetoi një tragjedi ku shoku i tij i ngushtë, Dren Thaqi u godit nga treni dhe vdiq. Për këtë ndodhi, ai shkroi dhe inqizoi këngën “Shpirti N’Paqe” si kujtim për Drenin.

Në kohën kur për një fjalë kundër Sërbisë paguaje shtrenjtë, Unikkatili shkroi kënge në të cilat përmendeshin emra të policve serb si ajo “Vdekje Serbis” e megjithatë Radio Selavia në Pristhtinë nuk i trasmetonte, kështu që nga të gjitha këngët e Unikkatilit aso kohe u emitua vetem “shpirti n’paqe”.

Muzika që bënte Unikkatili ishte Hip-Hop eksplicit, tekste që pa frike paraqisnin realitetin ashtu si ishte dhe këto ishin arsyet kyqe të mos afirmimit të tij në atë kohë. Ndonëse do mund të zgjidhte rrugën e lehte deri te fama duke mos përdorur shprehje eksplicite ose fjale kunder pushtetit të asaj kohe, sic kishin bëre shumica apo te gjith reperet tjerë të asaj kohe, ai nuk ndërroi stilin e tij dhe mbeti reper eksplicit dhe real, por i panjohur.

Me 1996 Unikkatili u fut në përleshje me një familje shqiptare dhe hyri në gjak me ta. Kjo ishte arsyeja pse familja e tij vendosi të shperngulet për në SHBA. Ata u vendosën në Bronx (New York), vend ky mjaft i banuar nga komuniteti Shqiptar ku atje edhe e vazhdoi ëndrrën e tij. Në vitin 1998, Unikkatili bën një kënge me disa anëtarë të ABI, të cilën e titulluan “Albanian Rule”, këngë e cila ishte me shume freestyle dhe shaka. Në po atë vit, Unikkatili punon kengën “if i die u die”, këngë kjo e cila nga shume shqiptare shihet si kënga me e mire rep e stilit western.

Viktori kur arriti në USA formoi menjehere klanin TBA (The Bloody Alboz) në gjuhen shqipe (Shqipet e Pergjakshme) në të cilin një pjesë e anëtarëve merren me muzike rep. Unikkatili ka edhe studion e tij te inqizimeve te emëruar “CONQUEROR RECORDS” në të cilen punon të gjitha këngët e tij. Albumi i ri i ti i perbashket me grupin The Bloody Alboz (TBA) i titulluar "Armiqt Suprem" ka shitur me 8000 kopje mbrenda 3 ditesh. Ky Album theu rekordin në shitje, shkruan gazeta e Kosovës "Lajm". Asnjë album tjeter i ndonje Rep - Këngtari a grupi nuk është shitur me kaq kopje, brenda një kohe kaq të shkurtër. Në vitin 2008, TBA nxjerr albumin e titulluar “KANUNI I KATILIT".

No comments:

Post a Comment