Nuk duhet të prisni vitin 2011 për të ndjekur reality-shoun më të famshëm të televizioneve shqiptare, “Big Brother”. Stafi i këtij programi ka vendosur që gjithë fansave t’ju bëjë një surprizë e cila ngjan si një dhuratë e bukur për festat e fund-vitit.
Në një intervistë për mediat shqiptare, autori i këtij programi, Rezart Aga, ka treguar se për festat e fund-vitit dëshirojnë të sjellin pak gëzim dhe atmosferë për të gjithë ata që e dëshirojnë këtë reality-show.Gjithashtu ai ka treguar se janë në fazën e seleksionimit dhe audicionet vazhdojnë. Ai ka bërë të ditur se stafi i “Big Brother” përzgjedh me kujdes tipa dhe karaktere shumë të ndryshëm, të cilët në interaktivitet me njëri tjetrin bëhen akoma më interesantë.
“Besoj se kemi bërë zgjedhje të goditura, madje ndonjëri prej tyre do të jetë me gjithë mend një surprizë. Por e veçanta është se ata, gjatë ditëve të para të qëndrimit në shtëpinë e”Big Brother” nuk do të jenë zyrtarisht konkurrentë. Ato ditë për ta do të jenë të mbushura me ankth, emocion dhe pasiguri dhe natyrisht me një sens protagonizmi për të qenë sa më bindës për publikun, që ai t’i votojë”, ka thënë ai.
Edhe këtë vit, organizatorët ia kanë besuar prezantimin Arbana Osmanit, e cila vjen me mjaft eksperiencë nga tre edicionet e para dhe e provuar tashmë si e suksesshme në këtë rol.
Çmimi final për këtë vit do të jetë 100 milion lekë të vjetra.
e kur do te filloje ju lutem me ktheni pergjigje e persa i perket prezantueses per mendimin tim eshte prezantuesja me e mirte ne shqiperi per momentein e jam e zigurt qe kjo sfide ka per te dale me shume sukses
ReplyDelete