Kreu i qeverisë fajësoi për gjendjen e krijuar dhe përmbytjen e pestë të zonës së Nënshkodrës brenda vitit, situatën atmosferike, reshjet e shiut, që sipas tij kanë rritur prurjet në Kaskadat e Drinit.
“E vërteta është që prurjet e Alpeve tejkaluan çdo lloj parashikimi, Valbona nuk ka patur ndonjëherë në histori një prurje prej 1500 metërkub për sekondë dhe pastaj të pamatëshme kanë qenë prurjet e lumenjve të tjerë”, tha Berisha.
Ndërkaq korporata elktroenergjitike njofton se që prej një jave mban të hapura portat e hidorecentralit të Vaut të Dejës. Në liqenin këtij hidrocentrali niveli i ujit shënon 73.71 metër, vetëm një metër e gjysmë larg pikës kritike të lejuar prej 75 metra. Prurjet në të janë 600 metërkub ujë në sekondë dhe shkarkimet 1520 meterkub në sekondë.Në hidorcentralin e Komanit niveli i ujit ka arritur në 172.6 metër ndërsa kufiri është 175 metër. Prurjet në hidrocentral janë 1250 metërkub për sekondë dhe pritet që shumë shpejt edhe ky hidrocentral të hapë portat duke shkarkuar ujin në Vaun e Dejës.
Më e qetë duket situata në hidrocentralin e Fierzës ku niveli i ujit shënon në 288.5 metër nga 296 që është niveli maksimal i lejuar. Pavarësisht rritjes së prurjeve të Valbones, ky lumë derdhet në Fierze, baseni i të cilës ka ende shumë kapacitet mbledhës dhe nuk rrezikon hidrocentralin.
Ndërkohë gjatë paradites zonën e ka inspektuar Ministri Brendshëm, Lulzim Basha, që ka zhvilluar një takim në prefekturë përpara mbledhjes së qeverisë.
Shiko Intervisten :
No comments:
Post a Comment