Thursday, April 28, 2011

MySpace largon gjysmën e të punësuarve

Dikur rrjeti më i popullarizuar, MySpace, ka paralajmëruar largimin e pothuajse gjysmës të punësuarve në mbarë botën.

Kryeshefi ekzekutiv i MySpace, Mike Jonas, ka paralajmëruar ristrukturime të mëdha organizative të cilat do të rezultojnë me largimin e 47 për qind të punësuarve.

Nga largimet janë prekur rreth 500 të punësuar në të gjitha njësitë në mbarë botën. Në kompani theksojnë se këto janë vendime të vështira por të domosdoshme për t’u siguruar një rritje e qëndrueshme e qartë dhe përfitim. Po ashtu theksohet se largimet nga puna lidhen me afarizmin e vjetër dhe në asnjë mënyrë nuk do të ndikojnë në afarizmin e versioneve të ndryshuara dukshëm të faqeve.

Në fakt, në fund të tetorit MySpace ka ndryshuar dukshëm konceptin e faqeve të saja për t’u orientuar më shumë në muzikë, filma dhe zbavitje, në vend se të janë faqe universale për rrjetëzim shoqëror.

No comments:

Post a Comment