Thursday, April 28, 2011

Shërbimi muzikor i Google

Sipas Cnet, Google gjoja se ka filluar testimin intern mes të punësuarve të saj të një shërbimi të ri muzikor.
Google Music është shërbim për streaming të muzikës të cilit do të mund t’i qasemi përmes çfarëdo pajisjeje të lidhur në Internet. Thuhet që ky shërbim gati sa nuk është përfunduar, porse shartimi është shtyrë për shkak të mungesës së një komponenti vital. Google është duke bërë negociata të komplikuara me shtëpitë muzikore, ndërsa problemin më të madh e ka në të drejtat autoriale për muzikën e ruajtur në “re”, gjegjësisht të drejtat e shfrytëzuesve që koleksionet e tyre ekzistuese muzikore t’i ruajnë në serverë dhe t’u qasen përmes shërbimit të ri të Google.
Sipas disa burimeve negociata të ngjashme shtëpitë muzikore janë duke bërë edhe me kompaninë Apple.

No comments:

Post a Comment