Tuesday, November 30, 2010

Bleona Qerreti nxjerr të brendshmet në përqafimin me kryeministrin

Kjo foto nuk do koment. Kemi mbetur të gjithë të shokuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për përqafimin e ngrohtë dhe për performancën, por bëhet fjalë për dashurinë e madhe të këngëtares Bleona Qerreti, e ardhur enkas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të mbërritur direkt te koncerti i vizave. Po ku ka qenë zonja Liri Berisha që e ka lejuar këtë përqafim të ngrohtë? Sigurisht, kryeministri nuk është ndjerë fare në siklet për performancën e artistes. Fundja, me artistet është mësuar sepse më përpara, ka qenë Çili, që i ka hequr mendjen gjysmës së PD. Por kjo foto, nuk do koment fare. Njëra dorë e kryeministrit ka përqafuar fort Bleonën. Dora tjetër e tij është e mbledhur grusht. Dhe a e dini pse? Është grusht për të mos prekur vithet e këngëtares, e cila siç e shohim në këtë foto, duket se më shumë nuk ka veshur gjë sesa ka veshur. Dhe për më tepër, nuk shqetësohemi vetëm për këtë për këngëtaren e njohur Bleona Qerreti, kjo mund të jetë performanca e saj skenike, por që duhet ta ruajë vetëm kur është në formë të shkëlqyer.

Bleona ka nevojë urgjente për një dietë, pse jo edhe aktivitet sportiv. Celuliti ka mbushur gjithë pjesën e pasme të vitheve dhe kofshëve të saj. Siklet i madh për të qenë edhe skenike me gjithë këtë celulit. Dhe ky qenkërka problemi më i madh i Bleonës.
Ne e dimë shumë mirë se kryeministri ka vendosur një rregullore në ambientet e brendshme të kryeministrisë. Nuk lejohet njeri që të shkojë me kanatiere, me funde të shkurtra mbi gju, pa një kostum zyrtar. Fundja do të thoni ju, ajo është këngëtare dhe nuk ishte në zyrë. Por kryeministrin mund ta kishte vënë në siklet. Fakti që Sali Berisha jo vetëm nuk është vënë në siklet, por ka qeshur shumë madje, dhe ka shtrënguar fort Bleonën, dhe që ky takim i tij është miratuar edhe nga dy ministrat e kabinetit, Lul Basha dhe Majlinda Bregu, tregon shumë, se gjithçka ka qenë me miratimin e të gjithëve.
Kryeministri Berisha, njihet për dashurinë e tij për të bukurën, por kjo është in extremis. Sa keq, se edhe vetë kryeministri nuk e ka ditur se do të ishte kjo performancë, në të kundërtën, nuk do ta lejonte këngëtaren ti afrohej kaq shumë në një përqafim aq të zjarrtë e pasionant.

1 comment:

  1. huahuhuahuahua nc nc fare saliu huahuauhahua

    ReplyDelete