Tuesday, November 30, 2010

Këngëtarja serbe i vjedh videoklipin Tunës

Pasi nuk ka shumë kohë që ka dalë në ballinën e revistës Anabel nga Shqipëria, për koincidencë, një këngëtare serbe me emrin Anabela e ka kopjuar spotin e Tunës “E boj nxehtë”.
Këngëtarja serbe, kënga e së cilës quhet “Zena Ratnik” dhe flet për një grua luftëtare nuk ka ndonjë ngjashmëri me instrumentalin e Tunës, por spoti dhe ideja e tij janë të ndërtuar mbi veprën e këngëtares Tuna.
Kjo e fundit u ka thënë mediave se pavarësisht që është martuar tek ajo nuk ka ndryshime radikale në jetën e saj.
“Kanë vdekur kohërat kur martesat kanë sjellë ndryshime radikale në jetën e të porsamartuarve. Unë dhe Rilindi kemi bashkëjetuar për një kohe dhe tani nuk po e ndjejmë ndonjë ndryshim ‘drastik’. Tani që jam martuar më nuk më pret mëngjesi i servirur me një gotë portokall të shtrydhur. Këtë duhet ta bëjmë tani bashkë me Rilindin. Ndoshta këtë e kisha veçuar”, është shprehur Tuna .



Vip : From-Albania

1 comment:

  1. se mos kane pun tj kto ,,, vemendjen vetem tek punet e shqiptareve e kane ...

    ReplyDelete