Sunday, December 19, 2010

Adi Krasta largohet nga “E Diell”


Mirë se vini në “100 Milionë”! Këtë ftesë në Top Channel do e bëjë për herë të parë prezantuesi i njohur, Adi Krasta. Ky vendim, që ruhet ende sekret brenda mureve të Top Channel, tashmë mund të bëhet publik.

Së shpejti, në këtë ekran do të shfaqet spektakli surprizë “100 milionë”, ku në faqen e Top Channel theksohet: “Do të jeni në gjendje të ruani 100 milionë lekë të vjetra?! Mund të menaxhoni emocionet tuaja dhe të merrni me vete 100 milionë? “100 Milionë” është “live show” i jashtëzakonshëm, ku garuesit duhet të jenë në çift. Ata mund të fitojnë, apo të humbin, jeta juaj ndryshon në Top Channel me lekët live. Një ftesë shumë joshëse, që ka filluar t’i bëhet publiciteti mjaftueshëm, pasi aplikimet tashmë kanë filluar online. Në faqen e internetit të Top Channel, të gjithë mund të bëhen pje
së e lojës së drejtpërdrejtë në këtë ekran. Ky do të jetë një prodhim i Endemol me Top Channel, që natyrisht do të ketë sukses përderisa është një format me shumë ritëm dhe tension, që natyrisht i përshtatet natyrës së prezantimit të Adi Krastës. Ndërkohë që kjo mund të jetë menduar si një sfidë televizive ndaj ekranit tjetër Tv Klan, që do të nisë transmetimin e shout “Kush do bëhet milioner”, që kanë të njëjtën logjikë dhe që do prezantohet nga Agron Llakaj, i cili u largua së fundi nga shou “Portokalli”. Janë disa sezone që Adi Krasta shfaqet si prezantues i çdo të diele shou në ekranin e Top Channel. Ky format i eksperiencës italiane, i shpikur në vitin 1976 nga italianët me “Domenica in”, pati sukses edhe në Shqipëri. Nuk dihet ende se kush do ta zëvendësojë Adi Krastën, një nga prezantuesit e parë të spektakleve televizivë pas vitit ‘91, i cili tashmë e ka vërtetuar se mund t’ia dalë edhe vetëm.
Ai për javë të tëra ka pasur në krah Xhemin, e cila mbulon pjesën argëtuese të “E diell”. Spektakli nisi transmetimin më 28 shtator të vitit të kaluar për të sjellë para publikut surpriza në pesë orë e gjysmë transmetim. Spektakli i së dielës në Top Channel është projektuar për të informuar e argëtuar publikun, ndërsa “100 milionë” natyrisht që mbart tension dhe pritshmëri, gjë që Adi Krasta e ka vërtetuar mirë, që di ta bëjë me shumë art në ekran.


www.from-albania.com

No comments:

Post a Comment