Saturday, December 18, 2010

Facebook, tani software për njohjen e fytyrave

Facebook, tani software për njohjen e fytyraveUASHINGTON- Së shpejti Facebook do të ketë një funksion të ri, i cili do t'i freskojë ''Facebook Photos'' (fotot e facebook) përmes një sistemi që do të sugjerojë automatikisht se cilit përdorues duhet t’i bëni "Tag" (ngjit), pasi teknologjia e re që ka mundësuar ky rrjet shoqëror, identifikon fytyrat e njerëzve. 
''Sistemi i ri është një shkrirje e teknologjisë së ndërtuar nga vetë rrjeti shoqëror së bashku me disa nga partnerët e saj afaristë'', shpjegon Chris Cox, zëvendëspresident për produktet. 
Sistemi është mjaft i thjeshtë për t'u përdorur dhe sa herë që keni nevojë për t’i etiketuar grupet e miqve tuaj në një album, teknologjia e identifikimit të fytyrës do të përpiqet të dallojë grupin e shokëve së bashku, për ta aktivizuar funksionin "Tag" (ngjit) sa më shpejt që të jetë e mundur. 
Me këtë funksion, Facebook do t’u sugjerojë miqtë që dëshironi t’i identifikoni me një fotografi, dhe nëse ky është veprimi që ju keni zgjedhur ta bëni, atëherë vetëm shtypni butonin ''Save'' (ruaj). 

Kjo teknologji ishte përdorur më parë nga Face.com dhe u integrua në sistemin e fotove të Facebook-ut e cila kishte një sistem manual të identifikimit të personave që gjendeshin në foto.

Ndërkohë që një automatizim i tillë do të rrisë mungesën e privatësisë personale. Tashmë, profilet e rrjeteve shoqërore nuk identifikohen më me nofka siç bëhej në fillimet e saj, por me të dhënat reale të njerëzve dhe ky sistem do të rris akoma më tepër mungesën e privatësisë personale.



www.from-albania.com

No comments:

Post a Comment