Monday, December 6, 2010

Facebook lanson profilet e reja

Ka ndodhur më shpejtë se sa që është pritur realisht! Funksioni i ri i përmirësuar i Facebook Profile Pages tashmë është i gatshëm për testim.

Për risinë e ofruar, Facebook ka zgjedhur një formë interesante për t’i njoftuar përdoruesit, pasi që lajmi i dhënë është bërë publik përmes rrjetit social për mikro-blogje – Twitter, disa orë pasi që themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ishte paraqitur në emisionin 60 Minuta.
Sipas njoftimit të Facebook, thuhet se funksioni i freskuar i Pages (faqet) do të fillojë prej nesër, mirëpo duket se kjo mundësi ofrohet edhe sot.
Të gjithë ata që duan ta aktivizojnë këtë opsion, duhet që të klikojnë sipër njoftimit të rrjetit të tyre social, për të aktivizuar faqen e tyre, e cila tashmë vjen me mundësi të reja, duke përfshirë edhe faqen e ri-dizajnuar të informatave personale, më shumë fotografi, interesimet e përdoruesit të shfaqura si imazhe, marrëdhënie më të detajuara dhe shumëçka tjetër.


1 comment:

  1. Gabimi ishte kur klikova siperju rekomandoj te mos klikoni keshtuqe do e ruani versionin e vjeter origjinal qe eshte me i mirë pra kujdes mosklikoni "metutje"...

    ReplyDelete