Saturday, December 18, 2010

Fiqiri Luli, “mbreti” i “Albanians Got Talent”



Fiqiri Luli, “mbreti” i “Albanians Got Talent”
Fiqiri Luli është fituesi i finales së madhe të “Albanians Got Talent” të transmetuar drejtpërdrejt në Top Channel mbrëmjen e së premtes.
Pas një mbrëmjeje plot emocione e një gare të fortë mes konkurentëve, publiku nga shtëpia vendosi me anë të mesazheve telefonike se çmimi i madh prej 20 mijë eurosh i takonte Fiqiri Lulit.

Ky ishte edicioni i parë i “Albanians Got Talent” ku morën pjesë dhjetra konkurentë nga të gjitha moshat dhe trevat shqiptare, te cilet lëvruan talentin e tyre para publikut në zhanrin përkatës të zgjedhur nga vetë ata.

No comments:

Post a Comment