Saturday, December 18, 2010

Tiranë, merret peng një person, policia në ndjekje të autorëve

Tiranë, merret peng një person, policia në ndjekje të autorëveTIRANË- Pengmarrje në kryeqytet. Një 32-vjecar është marrë peng pasditen e sotme pranë shkollës “Aleks Buda” në Laprakë. Shkak për pengmarrjen është bërë një borxh rreth 30 mijë euro që ky i fundit i kishte pengmarrësit.

Pengu mësohet të ketë emrin Nazmi Pepa dhe është me origjinë nga Peshkopia. Ndërsa pengmarrësit dyshohet të jenë 2 persona me mbiemrin Lika, të cilët pas një konfrontimi me pengun, e kanë futur këtë të fundit me forcë në automjet. Duket se vonesa e kthimit të borxhit ka cuar në këtë pengmarrje.

Pengmarrësit janë nisur drejt qytetit të Durrësit, ndërsa policia e kontaktuar menjëherë ka nisur ndjekjen e tyre. Sipas burimeve të tyre 32-vjecari është futur në bagazhin e automjetit, ndërsa mjeti po udhëton drejt Durrësit. 

Ndërkohë që në autostradën Tiranë-Durrës janë ngritur postoblloqe të shumta për të bërë të mundur ndalimin e dy pengmarrësve. Për këtë ngjarje është njoftuar edhe policia e Durrësit.

No comments:

Post a Comment