Monday, December 6, 2010

Rihanna më 8 dhjetor në Tiranë

Këngëtarja e famshme Rihanna mund të vijë në Tiranë për të dhënë një koncert më datën 8 dhjetor, në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve, shkruajnë mediat shqiptare.
Lajmi jozyrtar është dhënë për agjencinë NOA nga burime të rezervuara brenda stafit të organizimit të koncertit, kurse burimet zyrtare ngurruan të konfirmojnë ardhjen e këngëtares Rihanna në eveniment.
Bëhet fjalë për një koncert festiv që organizohet në kuadrin e Dhjetorit ’90 dhe kremtimit të 20 vjetorit të asaj periudhe që largoi diktaturën dhe solli demokracinë në Shqipëri, duke nisur me protestat e studentëve në lëvizjen e famshme të Dhjetorit ’90.
Nga burimet e mësipërme, NOA ka mësuar se stafi organizator prej ditësh është duke negociuar me disa emra të njohur sot në të gjithë botën. Negociata për sjellje në Tiranë ka pasur për Lady Gaga, Rihanna dhe Shakira, bëhet e ditur nga stafi organizator.
Për Shakirën ka qenë e pamundur sjellja e saj në Tiranë këtë muaj për shkak se agjenda e saj është e mbyllur prej kohësh me disa koncerte nëpër gjithë botën.
Ndërkohë, e lirë në aktivitetin publik rezulton e famshmja 22-vjeçare nga Barbadosi, Rihanna, dhe, sipas faqes së saj zyrtare online, evenimentet live ku do të këndojë janë vetëm në fillim të vitit tjetër.
Muajin e kaluar edhe kryeministri shqiptar Sali Berisha premtoi se do të sjellë një emër të famshëm botëror për të argëtuar rininë shqiptare për festën e liberalizimit të vizave.

1 comment: