Thursday, April 28, 2011

13-vjeçari që peshon 190 kg

Jose Daniel Campos është një djalë 13-vjeçar i cili është në luftë me vdekjen prej disa ditësh. Kiliani vuan nga obeziteti dhe peshon 190 kilogramë. Ai pësoi para tre ditësh një infarkt kardiak që i rrezikoi jetën. Përveç kësaj, djaloshi është azmatik, ka probleme me mushkëritë, nivelet e kolesterolit i ka shumë të larta dhe vuan nga tensioni. Të gjitha këto vijnë nga mbipesha e tij.

Edhe pse Kili është një nga prodhuesit më të mëdhenj të frutave dhe perimeve në botë, 65% e popullsisë së këtij vendi vuan nga mbipesha.

Ministria e Shëndetësisë së vendit amerikano-latin thekson se ky problem vjen nga informacioni i pakët që marrin njerëzit mbi ushqimet.

No comments:

Post a Comment