Thursday, April 28, 2011

YouTube tani televizion kabllor

Edhe pse YouTube nuk do të paraqitet si një nga kanalet në ofertat e operatorëve kabllorë, ekziston mundësia që mund të fillojë me prodhimin e video materialit të vet, i cili do të emitohet në kanalet e reja të YouTube.
Sipas Wall Street Journal, Google planifikon të investojë 100 milionë dollarë në produksionin e vet.
Si rezultat i këtyre investime, YouTube duhet t’i ofrojë përdoruesve pesë deri në dhjetë orë të programit origjinal në javë, i cili do të “emitohej” në kuadër të dhjetëra kanaleve të reja “Premium” në YouTube.
Google e ka blerë YouTube më 2006, dhe e ka bërë sajtin e tretë më popullor në botë, i cili vitin e kaluar ka realizuar fitim neto prej 544 milionë dollarë. Pritet se këtë kjo shifër të arrijë 800 milionë dollarë.

No comments:

Post a Comment